Livia, vajza e vogël e ish-ministrit të ndjerë Dritan Prifti ka bërë një dedikim për të atin, që u nda nga jeta rreth një muaj më parë.
Livia tregon përmes një fotoje të postuar në Instagram, mungesën që ndjen nga ikja e tij e parakohshme. Ajo shfaqet bashkë me të atin në foto, ku krahas saj shkruan: “Gjithmonë në mendje, përgjithmonë në zemër”.

Ish-ministri u nda nga jeta në mes të tetorit, pas një sëmundjeje të rëndë të gjakut, ndërsa kohët e fundit i ishte nënshtruar kurave mjekësore intensive në një spital në Itali.





