Bora, vajza e aktori të njohur Xhevdet Ferri i cili u nda nga jeta rreth dy javë më parë, ka bërë një dedikim prekës për të atin e ndjerë.

Në një postim në Instagram, ajo tregon sesa shumë i mungon babai i saj.

“Lamtumirat nuk janë përgjithmonë, lamtumirat nuk janë fundi. Thjesht do të thotë se do më mungosh derisa të takohemi sërish bashkë. Më mungon Papi.”, shkruan ajo.

Xhevdet Feri u nda nga jeta para kohe në moshën 59-vjeçare më 16 janar. Largimi i tij nga jeta ishte një humbje e madhe për familjen e tij si edhe për gjithë shqiptarët.