SHBA, 3 mars 2014 – Fjalimet pas marrjes së çmimeve Oskar mund të të lënë pa fjalë kur i dëgjon. I tillë ishte ai i aktorit më të mirë të këtij viti, Matthew MCConaughey, që pasi falenderoi familjen e tij për suksesin e arritur, një dedikim të veçantë ia rezervoi babait të tij të ndjerë.
Protagonisti i filmit “Dallas Buyer's Club” i habiti shumë prej të pranishmëve në sallë, ku plot sens humori u shpreh:
“Ia dedikoj këtë çmim babait tim, që me shumë mundësi po na sheh tani nga parajsa i veshur vetëm me të brendshme dhe me një gotë birrë në dorë. Me siguri ai po kërcen tani. Babait tim, që më mësoi të bëhem burri që jam tani”,- tha McConaughey.
Babai i aktorit vdiq në vitin 1992, kur Matthew ishte vetëm 23 vjeç. Në biografinë e saj, mamaja e Matthew-t rrëfen se burri i saj vdiq nga një atak në zemër, ndërsa po bënin seks në mëngjes.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





