Shfaqja e aplikacionit kinez të inteligjencës artificiale DeepSeek ka tronditur tregjet financiare. Presidenti amerikan Donald Trump tha se shfaqja e këtij aplikacioni duhet të jetë “një thirrje zgjimi” për industritë e teknologjisë amerikane.

DeepSeek është bërë aplikacioni falas më i shkarkuar në SHBA vetëm një javë pasi u lançua. Por, si krahasohet DeepSeek me rivalët e tij shumë më të shtrenjtë në SHBA, si ChatGPT i OpenAI dhe Gemini i Google?

Ndihmë për të shkruar

Kur pyet ChatGPT se cilat janë arsyet më të njohura për të përdorur ChatGPT, ai thotë se të ndihmosh njerëzit për të shkruar është një prej arsyeve.

Nga mbledhja dhe përmbledhja e informacionit në një format të dobishëm deri tek shkrimi i postimeve në blog për një temë, ChatGPT është bërë një shoqërues i AI për shumë persona në vende të ndryshme pune.

Gazetari i BBC, Graham Fraser, i kërkoi ChatGPT dhe DeepSeek të përmbledhin futbollistët më të mirë skocezë, përpara se t’u kërkonte chatbots të “hartonin një tekst që përmbledh futbollistët më të mirë skocezë në histori”.

DeepSeek u përgjigj në sekonda, me një listë të dhjetë të parëve, Kenny Dalglish i Liverpool dhe Celtic ishte numri një. Ai përmblodhi në mënyrë të dobishme se në cilin pozicion luajtën lojtarët, klubet e tyre dhe një listë të shkurtër të arritjeve të tyre.

DeepSeek detajoi gjithashtu dy lojtarë jo skocezë, legjendën e Rangers, Brian Laudrup, i cili është danez, dhe heroin e Celtic, Henrik Larsson. Për këtë të fundit, shtohej “megjithëse suedez, Larsson shpesh përfshihet në diskutimet e legjendave të futbollit skocez për shkak të ndikimit të tij në Celtic”.

Më pas, ai hyri në detaje të kombësisë së Laudrup përpara se të jepte një përmbledhje të karrierës së lojtarëve. Përgjigja e ChatGPT për të njëjtën pyetje përmbante shumë emra të njëjtë, me “King Kenny” sërish në krye të listës.

ChatGPT përmblodhi me saktësi karrierën e të gjithë lojtarëve. Ai përfundoi: Ndërsa loja ka ndryshuar gjatë dekadave, ndikimi i këtyre futbollistëve të mëdhenj skocezë mbetet i përjetshëm”. DeepSeek ishte sigurisht i krahasueshëm me konkurrentin e tij më të njohur në SHBA.

Kodimi

Kur ChatGPT përjetoi një ndërprerje javën e kaluar, në platformën X pati një numër postimesh nga persona të cilët punonin në fusha të ndryshme që thoshin se nuk mund të punonin pa mjetin beskin pranë tyre.

Si krahasohet DeepSeek këtu?

Javier Aguirre, një studiues i AI në Qendrën Mjekësore Samsung në Seul, Koreja e Jugut, është i specializuar në kërkime në mjekësi dhe AI. Në një postim në LinkedIn të martën, ai shkroi: “Jam mjaft i impresionuar me Deepseek. Gjatë kodimit, ne zakonisht përpiqemi të shpërthejmë chatbot-et e AI deri në kufi për të parë aftësitë e tyre për të ndihmuar me kodim.

“Sot pata një problem vërtet të ndërlikuar dhe kompleks. Edhe chatGPT o1 nuk ishte në gjendje të arsyetonte mjaftueshëm për ta zgjidhur atë. Provova Deepseek dhe ai e zgjidhi menjëherë dhe drejt e në pikë.” Ai gjithashtu theksoi se për koduesit, kombinimi i modeleve mund të çojë në sukses.

Stuhi mendimesh idesh

Po në lidhje me stuhinë e ideve? Gazetari i BBC, i kërkoi ChatGPT dhe DeepSeek t’i jepnin “ide për një histori për fëmijë për një djalë që jeton në hënë”.

ChatGPT u përgjigj në sekonda me gjashtë ide të përmbledhura mjeshtërisht. Njëri kishte të bënte me një djalë të quajtur Maks, i cili punonte si postier në hënë dhe ishte dërguar në një aventurë. Një tjetër ishte për Oliverin, i cili tërhiqej nga tingujt e një orkestre misterioze të përbërë nga alienët.

Asnjë nga këto histori nuk do të sfidojë Harry Potter-in ose Roald Dahl-in, por ndoshta është një fillim për të lulëzuar ide më të rafinuara.

DeepSeek, nga ana tjetër, u përgjigj vetëm me një ide; “Luna dhe djali që ndiqte yjet”. Përgjigja e tij ishte 387 fjalë (pa përmendur askënd apo sendin e quajtur “Luna”) dhe përfshinte një histori për një djalë kurioz të quajtur Milo, i cili jetonte në hënë.

Më bëri përshtypje që ndërsa ChatGPT më dha ide, DeepSeek shkroi një histori të plotë. Nuk ishte veçanërisht i mirë, me një fokus të thjeshtë në një personazh që shkon nga A në B, por ishte një fillim, dhe ishte mbresëlënëse se sa shpejt e dha atë.

Me gjithë burimet e mëdha që firmat amerikane kanë derdhur në teknologji, rivali i tyre kinez ka treguar se arritjet e tyre mund të imitohen. Prof Neil Lawrence, Profesor DeepMind i Mësimit të Makinerisë në Departamentin e Shkencës dhe Teknologjisë Kompjuterike, në Universitetin e Kembrixhit, tha se ky ishte vetëm fillimi.

“Unë mendoj se është vetëm maja e ajsbergut për sa i përket llojit të inovacionit që mund të presim në këto modele,” tha ai.