ZAGREB – Avioni "Adria" i linjës Tiranë-Lubjanë ka pësuar defekt gjatë fluturimit ditën e sotme, duke bërë ulje të detyruar në Zagreb. Mësohet se pas zbritjes në aeroportin e Zagrebit, udhëtarët po vijojnë udhëtimin me autobus drejt Ljubjanës.
Gjendja shëndetësore e të gjithë pasagjerëve që ishin në bordin e avionit është e mirë dhe nuk pati probleme gjatë uljes.
Sipas autoriteteve shqiptare të trafikut ajror, ka qenë një ulje e detyruar për arsye sigurie si pasojë e kushteve klimaterike dhe nuk ka patur asnjë problem për pasagjerët.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





