Pezullohet votimi në qendrën e votimit 1461/1 në Durrës, ku pritej të votonte kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, njëherësh dhe kandidate e PS-së. Mësohet se është bllokuar pajisja identifikuese e gjurmës së gishtit.

Kryetarja e Bashkisë do të votonte në këtë qendër, por nuk ka votuar për shkak të bllokimit të pajisjes së identifikimit biometrik, e cila ka pësuar defekt. Procesi është pezulluar për disa minuta deri në ardhjen e pajisjes tjetër, e cila ka nisur të montohet.

Mësohet se pezullimi ka zgjatur vetëm pak momente, pasi me rregullimin e pajisjes, procesi i votimit ka rifilluar normalisht.