Ujësjellës Kanalizime Durrës, në një njoftim për mediat ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme dhe nesër (1 dhe 2 shtator) disa zona të këtij qarku do të kenë probleme në furnizmin me ujë të pijshëm.

Shkak është bërë një defekt në tubacionin kryesor në Vorë.

"Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton qytetarët e zonave Shijak, Maminas dhe Xhafzotaj së gjatë ditës së sotme dhe nesër (1 dhe 2 shtator) do të ketë probleme në furnizimin me ujë të pijshëm. Për shkak të një defekti që ka ndodhur në tubacionin kryesor në zonën e Vorës, UKD është duke punuar për riparimin e tubacionit në një kohë sa më të shpejtë. UKD kërkon mirëkuptimin e abonentëve për këtë situatë të krijuar!" thuhet në njoftim.