DURRËS, 4 tetor 2014 – Defekt i rëndë në tubin Ø700 të ujësjellësit të Fushë Kuqes, i cili furnizon me ujë të pijshëm qytetin e Durrësit. 

Defekti ka ndodhur pranë mbikalimit të Sukthit në autostradë, por deri tani nuk ka patur ndërprerje të ujit të pijshëm nga zona e Fushë Kuqes deri në Durrës, teksa drejtoria lokale e ujësjellësit konfirmon se ndërprerje pritet të ketë nesër. 

Një grup ka nisur punën që prej mëngjesit të sotëm, por ende nuk është gjetur vendi ku ka pësuar çarje tubi, i cili ndodhet nën autostradën Durrës-Tiranë, gjë që ka vështirësuar dhe ndërhyrjen. 

Madje të njëjtat burime konfirmojnë se nëse nuk gjendet defekti do të jetë e nevojshme dhe çarja e asfaltit të autostradës. 

/Balkanweb/