Si pasojë e motit të keq, me reshje shiu dhe stuhi që ka përfshirë mbarë vendin, në rrjetin e shpërndarjes së energjisë janë shfaqur defekte të cilat kanë prekur kryesisht pjesën rurale dhe malore të vendit, aty ku dhe linjat elektrike janë disa dhjetëra kilometra të gjata, të shtrira në terrene të vështira, bën me dije në një njoftim për shtyp OSHEE.
Bazuar në planin e masave, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka angazhuar në terren mbi 600 punonjës të cilët po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë elektrike tek të gjithë abonentët.
Konkretisht, të dhënat e raportuara nga terreni, deri në orën 13.45, situata paraqitet problematike në zonat rurale të Shkodrës, Burrelit dhe Vlorës.
Siç paraqitet nga zonat, defektet kanë prekur pjesën rurale dhe malore të vendit, aty ku dhe linjat elektrike janë disa dhjetëra kilometra të gjatë, të shtrira në terrene të vështira.
Sipas rajoneve, probleme me energjinë elektrike ka:
Rajoni Tiranë
Ibë, Zall Bastar, Mullet dhe Pezë
Shijak
Katund Sukth dhe Katund i Ri, Harizaj, Cikalleshi, etj
Gramsh
Tunjë dhe Kodovjat
Rajoni Berat
Potom, Çepan, Backë, Kreshovë, Lepan, Leshnje, Gjorgove, ish-komuna Terpan, Torozhan, ish-komuna Velabisht, Saver, Gorre, Pirre, etj
Rajoni Korçë
Trebinjë, Vithkuq dhe Ploçisht
Rajoni Fier
Zhupan, Drizë dhe Patos
Rajoni Vlorë
Amonic, Kasaj, Fushë-Gumenicë, Dukat, Tërbac, Fitore, Bishan, Tragjasë, Nartë, Zvërnec, Sevastër, Lepenic, Vranisht, lagjet “Kushtrime”, “28 Maj”, “28 Nëntori, zona pranë Kinoteatrit, Rradhimë, etj.
Rajoni Gjirokastër
Memaliaj, Kosinë, Piskovë, Suke dhe Dropull
Rajoni Shkodër
Kelmend, Bajzë, Zagor, Rrethina në Shkoder, Plazh Velipojë, Dajç, Dobraç, Vau i Dejës, Koman, Postribë, Kaçinar, Guri Zi, Gjadër, Kallmet, Shëngjin, Iballë dhe Zejmen.
Rajoni Burrel
Cerrujë, Krastë, Rubik, Klos, Skurraj
Rajoni Kukës
Kërnajë, Begaj, Myhejan, Bicaj, Bushtricë, Topojan, Shishtavec, Vlahen, Kishaj, Pogaj, etj.
Më poshtë, harta me numrat e dispecerive rajonale për defektet:






