KUKËS- Defekti në linjën 110kw në Fushë Arrëz ka bërë që qytetet veriore të Kukësit, Hasit, Tropojës të vuajnë mungesën e enerngjisë elektrike. 

Shkak i defektit mësohet të ketë qenë moti i keq dhe situata problematike e krijuar nga reshjet e dendura të dëborës të rëna gjatë 24 orëve të fundit në verilindje të vendit. 

Mësohet se po punohet për riparimin e defektit, ndërkohë që moti i keq, krijon vështirësi.