Ekuipazhet e motovedetave "Vjosa" dhe "Shkumbini" të Rojës Bregdetare u erdhën në ndihmë tre personave pas defekteve në motorin e velierës, me të cilën po lundronin nga Dubrovniku ditën e shtunë më 23 shkurt.
Falë ndërhyrjes, tre shtetasit e huaj mbërritën shëndoshë e mirë në portin e Sarandës, njoftoi këtë të diel, në faqen e saj në “Facebook”, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.





