Drejtoria e Përgjithshme Detare ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur në një target të linjës Durrës-Bari ku 280 persona përjetuan tre orë tmerr në det të hapur për shkak të një defekti.

Në një deklaratë për mediat, Drejtoria Detare informon se sapo trageti të mbërrijë në portin e Durrësit ky institucion  do dërgojë grupin e Kontrollit Shtetëror Portual për të bërë inspektimin e tragetit dhe gjendjen teknike të tij.

Deklarata për mediat

Trageti Rigel I i kompanise Ventouris Ferries eshte nisur nga Bari ne drejtim te Durresit ne oren 23:00. Pasi ka dale nga  porti Barit pas 4 ore ka pesuar nje defekt ne panelin e kontrollit i cili eshte nxehur dhe disa komanda nuk i merrte. Ne keto kushte trageti ka pas mungese ajri te kondicionuar. Per siguri trageti  ka leviz afer ujrave italiane dhe pasi 3 oresh difekti eshte rregulluar trageti ka vazhduar rrugen drejt portit te Durresit. Qe me marrjen e informacioni ne oren 03:00 Kapiteneria e Portit Durres ka ndjekur situaten dhe ka komunikuar me kapitenin e Righel I duke informuar per gjendjen e tragetit. Sapo te mberrije ne portin e Durresit Drejroria e Pergjithshme Detare do dergoje grupin e Kontrollit Shteteror Portual per te bere inspektimin e tragetit dhe gjendjen teknike te tij.