Ministrja e Jashtme e Rusisë, Maria Zakharova ka reaguar ashpër pas stërvitjes ushtarake të NATO-s “Defender 2024”, duke theksuar se është provokuese.

Sipas diplomate ruse stërvitja pranë kufijve rusë e NATO-s  rrisin rrezikun e incidenteve ushtarake dhe mund të çojnë në pasoja tragjike për Evropën.

“Këto praktika janë haptazi provokuese. Për disa muaj, një grup prej 90,000 trupash nga 31 vende anëtare të NATO-s, si dhe Suedia, do të veprojnë aktivisht pranë kufijve rusë. Ky hap synon qëllimisht të përshkallëzojë situatat. Kjo rrit rrezikun e incidenteve ushtarake dhe në fund mund të çojë në pasoja tragjike për Evropën,” tha ajo.

Megjithatë ajo theksoi se pala ruse “nuk ka plane për të sulmuar vendet e NATO-s”.

Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, NATO nuk e fsheh faktin se gjatë stërvitjeve do të praktikohen “praktikat për të zmbrapsur kërcënimin rus”./albeu.com