Gjatë ceremonisë së nisjes së stërvitjes ushtarake Defender 21 ka mbajtur një fjalim edhe Presidenti Ilir Meta.

Kreu i Shtetit u shpreh se Shqipëria ndihet e vlerësuar që i është besuar një përgjegjësi kaq e madhe. Meta shtoi se mbështetja ndaj NATO-s është unanime.

“Shqipëria si vend anëtar i NATO-s ndihet e vlerësuar për faktin që i është besuar kjo përgjegjësi madhore e vendit pritës për një nga stërvitjet më të mëdha. NATO është aleanca më e madhe e lirisë në botë, mbështetja ndaj saj është unanime. Kjo ngjarje e madhe historike, është një stërvitje ushtarake shumëkombëshe, ku forcat tona të armatosura jo vetëm do të presin dhe mbështesin forcat e tjera por do të jenë edhe aktive. Të gjithë pjesëmarrësit e këtij ushtrimi do të mbeten në përshtypjet mbresëlënëse nga mikëpritja e shqiptarit, sepse shtëpia e shqiptarit, është e mikut dhe e Zotit. Të nderuar miq të SHBA miqësia mes dy kombeve tona është e hershme se sa vetë periudha e shtetit shqiptar për të cilin SHBA-te janë investuar shumë që ta njohin. Ajo daton edhe përpara sesa poeti i madh amerikan Fellow, të thurte një nga poemat e tij për heroin kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, mbrojtësit të Europës nga barbarët. Një garanci e forcë është garancia jonë në aleancën Euroatlantike, jam i sigurt që përmes kësaj stërvitje do të tregojmë që jemi të gatshëm të mbrojmë vlerat e demokracisë në Evropë dhe në të gjithë hapësirën Euroatlantike”, tha Meta.