Dega e PD Shijak i është drejtuar mbrëmjen e sotme me disa pyetje kryebashkiakut Elton Arbana, të cilit i kërkon të bëjë transparencë lidhur me procedurat e tenderimit për procesin e rindërtimit.

“1. A eshte bere tender nga Bashkia Shijak dhe kush eshte shoqeria qe ka fituar tenderin per te bere gati sheshet e ndertimit ?

2. Ne qofte se eshte bere tender, sa eshte vlera per kryerjen e ketyre punimeve?

3. A jane ne ngarkim te Bashkise Shijak te gjitha materialet e zhdukura nga shkollat?”,– shkruan dega lokale e PD-së, ndërsa thekson se qytetarët e Shijakut po kërkojnë vetëm transparencë.

Postimi i plotë i PD Shijak:

Kryetari i paligjshëm i bashkisë Shijak deklaron se bashkia Shijak po punon vetëm për të bërë gati sheshet e ndertimit, ndërsa u shpreh se nuk di asgjë pêr procedurat e tenderimit, sepse sipas tij me ato eshte marre Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Meqë është kështu , ne po i drejtojme disa pyetje te thjeshta :

1. A eshte bere tender nga Bashkia Shijak dhe kush eshte shoqeria qe ka fituar tenderin per te bere gati sheshet e ndertimit ?

2. Ne qofte se eshte bere tender, sa eshte vlera per kryerjen e ketyre punimeve?

3. A jane ne ngarkim te Bashkise Shijak te gjitha materialet e zhdukura nga shkollat?

4. A ……., sa e sa pyetje ka qe kerkojne pergjigje. Thjeshte, ne si qytetare te Shijakut, kerkojme vetem transparence.

Jemi ne pritje te pergjigjeve nga Bashkia Shijak