Sot kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana ka realizuar dëgjesë publike me banorët e Shijakut për të diskutuar për buxhetin e vitit 2022.
Postimi i plotë:
DËGJESAT PUBLIKE
Sot ishim me banorët e Shijakut dhe Njësive Administrative në takimet e drejtpërdrejta, duke i dhënë mundësinë të shprehin problematikat, kërkesat, dëshirat, sugjerimet, vërejtjet që kanë dhe të marrin një përgjigje për çdo problematikë.
Diskutuam për buxhetin e vitit 2022, për të qenë transparent dhe për të vendosur prioritetet që kemi për qeverisjen tonë lokale.
Këto takime forcojnë zërin e komunitetit dhe pikat e bashkëqeverisjes, pjesëmarrjen qytetare në vendimmarrje të nivelit lokal, në të mirë të gjithë banorëve të Shijakut dhe Njësive Administrative.
Ku ka vullnet, ka zgjidhje!