Bashkia e Durrësit ka zhvilluar një dëgjesë publike me banorët e njësive administrative Sukth dhe Katund i Ri për programet më kryesore të buxhetit të Bashkisë Durrës.
Në një njoftim të shpërndarë në rrjetet sociale, Sako shkruan se “Të tjera investime të rëndësishme do të kryejmë në këto zona për vitet 2025-2027 si investime në infrastrukturën rrugore, fusha e sportit në Katund të Ri, ndërtimi i shkollës se re Vadardhë, investime në sistemin e kanaleve vaditëse e kulluese, shtimi i hapësirave të gjelbëra, investime në arsim e shëndetësi me qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve. Në këtë dëgjesë banorët e këtyre njësive diskutuan rreth këtyre prioriteteve, duke dhenë mendimet, si dhe duke parashtruar kërkesat dhe sugjerimet e tyre.”
Postimi i plotë:
Zhvilluam degjesën publike me banorët e njësive administrative Sukth dhe Katund i Ri për programet më kryesore të buxhetit të Bashkisë Durrës si ai i Infrastrukturës Rrugore dhe Investimet Publike, i Arsimit Parashkollor dhe parauniversitar si dhe Strehimit e Shërbimit Social.
Në këtë takim përveç banorëve të këtyre njësive merrnin pjesë përfaqësues të grupeve të interesit, institucioneve arsimore, OJF, anëtarë të këshillit bashkiak etj. Bashkëbiseduam me pjesëmarrësit për investimet që janë kryer në këto dy njësi ku është bëre një punë e madhe në insfrastrukturën rrugore, pastrimin e kanaleve, ndërtimin dhe rikonstruksionin e objekteve arsimore.
Të tjera investime të rëndësishme do të kryejmë në këto zona për vitet 2025-2027 si investime në infrastrukturën rrugore, fusha e sportit në Katund të Ri, ndërtimi i shkollës se re Vadardhë, investime në sistemin e kanaleve vaditëse e kulluese, shtimi i hapësirave të gjelbëra, investime në arsim e shëndetësi me qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve. Në këtë dëgjesë banorët e këtyre njësive diskutuan rreth këtyre prioriteteve, duke dhenë mendimet, si dhe duke parashtruar kërkesat dhe sugjerimet e tyre.