Në emisionin “Aldo morning show”, në Tv Klan, gjithnjë ka gallata nga personat që shohin emisionin dhe telefonojnë aty për të biseduar me moderatorin, i cili i vë shpesh në lojë me ironinë e tij të njohur.

Por biseda me një qytetar që ka telefonuar së fundmi, është bërë hit në rrjetet sociale pasi videoja e tij është shpërndarë pafund në internet.

Videoja e postuar fillimisht nga Olti Curri në faqen e tij në “Facebook”, ka marrë dhenë, pasi ka shkaktuar shumë humor fakti që djali i pyetur se cili libër i kishte mbetur në mendje nga ato që kishte lexuar deri më tani, ishte matematika.

Aldo e pyet se cili konkretisht, 1 apo 2, ai i thotë: “Të gjitha faqet”….