Teksa dëshmitari i prokurorisë, Ylvi Beqja ka nisur të rrëfejë para gjykatës një pjesë të dëshmisë së tij kundër Emiljano Shullazit dhe tre personave të tjerë, në gjykatë është regjistruar një kërkesë për përjashtim të gjyqtarëve të trupit gjykues.
Kërkesa është depozituar në emër të Emiljano Shullazit, i cili kërkon përjashtimin e trupit gjykues, pasi sipas Shullazit gjyqtarët janë të njëanshëm.
Në kërkesën që Shullazi ka depozituar në sekretarinë e gjykatës thuhet se trupi gjykues është i njëanshëm, pasi ka administruar në dosje, një pjesë të dëshmisë së dëshmitarit Ylvi Beqja, pa praninë e Shullazit në gjykatë.
Kjo sipas Shullazit përbën një shkelje të një procesi gjyqësor të drejtë dhe veprimi i gjyqtarëve për ta dëgjuar dëshminë e Beqjat në mungesë të të akuzuarve, sipas tij është i njëanshëm.
Madje në seancën gjyqësore kur është dëgjuar një pjesë e rrëfimit të Beqjat, Shullazi pretendon se nuk kanë qënë as avokatët e tij mbrojtës, por gjyqi është zhvilluar me avokatë kryesisht të caktuar nga vetë prokuroria dhe vetë gjykata. Kërkesa për përjashtim do të gjykohet nga gjyqtari i vetëm Dritan Hallunaj gjatë ditëve në vazhdim.
Biznesmeni Ylvi Beqja ka akuzuar Shullazin dhe pjesëtarët e bandës së tij për gjobëvenie. Ndërkohë kërkesa për përjashtimin e gjyqtarëve, rezulton se është përsëritur edhe në tre raste të tjera, kur gjyqtarët e kanë rrëzuar këtë kërkesë.
Dëgjuan dëshminë e Ylvi Beqjat, Shullazi do largimin e gjyqtarëve
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Kjo bimë forcon imunitetin, lehtëson reumatizmin dhe mbron trurin
Dëshmia e Bill Clinton për dosjen Epstein/ Reagon Trump: Nuk më pëlqen ta shoh në atë pozicion, por…
Beniada Nishani nuk është më “single”: Jam e dashuruar, njihemi prej vitesh
“A ndjen diçka për mua?”/ Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos





