Deputeti i PD Dashnor Sula në një intervistë televizive tha se jetojmë në një realitet ku dhe pleq e plaka po ikin nga Shqipëria.
Por pavarësisht problemeve që ka vendi ai shprehet se opozita e ka bërë si duhet punën e saj pasi nuk ka lënë gjë pa denoncuar.
Dashnor Sula: Nëse deri dje iknin të varfrit sot ikin pjesa e niveleve të tjera që janë shtresa e mesme. Po ikin dhe pleq e plaka të cilët po i marrin fëmijët e tyre. Ky është realiteti. Pavarësisht problemeve që kemi opozita nuk po lë gjë pa denoncuar.
Sakaq ai foli dhe për gjuhën degraduese që është përdorur në parlament ku u shpreh se “unë nuk do të vesh brekushet e Edi Ramës, kam fytyrën time, kam faqen time, kam origjinën time, kam zonën time që përfaqësoj”.
Dashnor Sula: Kush nuk e kupton që po shuhet ky vend që ne kemi disa pleq e disa laka këtu le të vazhdojë. Unë nuk do të vesh brekushet e Edi Ramës, kam fytyrën time, kam faqen time, kam origjinën time, kam zonën time që përfaqësoj. Përfaqësoj ata që më kanë zgjedhur mua. Nuk më kanë sjellë aty të them fjalë të pista, të shaj e as të ofendoj, as nuk kam për ta bërë asnjëherë këtë gjë.