Një debat të ashpër patën Meritoni dhe Rike në shtëpinë e BBV3, pasi kjo e fundit e quajti moderatorin disa herë femër.
Duket që Meritoni nuk kishte më durim dhe hoqi rripin e pantallonave, sipas tij, veprim ky për t’i treguar që është burrë.
Banorët e tjerë duket që u irrituan shumë nga ky veprim, duke e quajtur veprim të ulët, përveç Sarës, e cila i qëndronte në krah Meritonit, duke thënë që kishte të drejtë, pasi Rike e kishte provokuar disa herë.
Ledjona është njëra nga vajzat që ngriti zërin kundër Meritonit më së shumti, duke i thënë “Ti e tregove veten që je mashkull i ulët, mos e përdor më këtë”.
“O njeri i fëlliqur, turp të kesh, merri valixhet dhe ik dil vetë.” – është shprehur më tutje e acaruar Ledjona. Rike shpërthen në lot, ndërsa vajzat e tjera mundohet ta ngushëllojnë.