Foto ilustruese

Një konflikt mes dy vajzave të reja ka degraduar në dhunë e kërcënime dhe është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.

 Policia bën me dije në një njoftim për mediat se një 19-vjeçare është në hetim për dy akuza, “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Ajo akuzohet se ka dhunuar dhe kanosur një shtetase 16-vjeçare.

Njoftimi nga Policia Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht për veprat penale “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, shtetasen S. G., 19 vjeçe, banuese në Fier, pasi dyshohet se ka rrahur dhe ka kanosur një shtetase 16 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.