Një person ka humbur jetën dhe 12 të tjerë u plagosën nga disa të shtëna me armë zjarri në Oklahoma, SHBA.

Dy grupe u përfshinë në një sherr në orët e para të mëngjesit në një vend për organizimin e festave dhe më pas sherri u zhvendos në parking, ku degradoi me përdorimin e armës.

Sipas autoriteteve, personat në parking u kthyen në sallë duke qëlluar sërish. Të dyshuarit aktualisht nuk dihen, por disa persona janë arrestuar, sipas forcave të rendit. Autoritetet besojnë se është një incident i izoluar.