Debati ka degraduar në seancën plenare në Kuvendin e ditës së sotme mes ministres Belinda Balluku dhe deputetit të Partisë Demokratike.
Mziu është kapur me pamjen e ministres. Ishte deputeti demokrat ai i cili tha me ironi se në faqen në web të ministrisë ku është publikuar një nga urat e Rrugës së Arbrit, ministrja Belinda Balluku shfaqet me një pamje tjetër.
Mziu: Kur dikush ose nuk është i aftë merret me pjesët anësore. Unë do kërkoja kur do të marrin fund vdekjet në rrugën e arbrit. E dyta, pse rruga e Arbrit, u bë Llogara, në një kohë që në termat e kontratës thuhej se do të përdorej aksi më i shkurtër. Kur kjo rrugë që duhet të kishte mbaruar në vitin 2014, kush iu sugjeroi ju që të dobësoheni kaq shumë?
Nikolla: Ju tërheq vëmendje, është në referencë një personazh telenovele nuk ka lidhje me atë çfarë thoni ju.
Gjatë interpelancës për rrugën e Arbrit, Mziu deklaroi se ka frikë për karrierën e ministres e cila tani është në Dibër, pasi mund të përfundojë si paraardhësi i saj në vitin 2021.
“Këto 5 vitet e fundit ke qenë shumë trendy, dhe parashikoheshe se do ishte pasardhësja e udhëheqësit, por të kanë sjellë në Dibër dhe shumë mirë kanë bërë që të kanë sjellë në Dibër se jam e sigurt që do të ndikojë në karrierën tënde. Të sugjeroja mos të kishte ardhur se do të pësosh fatin e Dionisit në 2021. Mua më intereson rruga e ngelur rrugëve nga ju ministre.”, tha Mziu.





