23 qershor 2015 – Pas fitores në finalen e kampionatit botëror në futboll për të rinjtë, reprezentacioni serb u prit nga shumë njerëz në Beograd.
Rreth 100 mijë njerëz ishin mbledhur në Beograd për të pritur futbollistët e rinj serbë, raporton Kurir.
Por, dehja nacionaliste e serbëve siç duket po vazhdon të transferohet edhe te gjeneratat e reja, pas pritjes së reprezentacionit të tyre, turma kryesisht të reja filluan të këndonin këtë nacionaliste së bashku.
Në një video të publikuar mund të shihet festa e të rinjve serbë që i këndojnë këngë nacionaliste serbe për Kosovën.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/