Dejvi Bregu i ka dhënë lamtumirën klubit të Teutës. Sulmuesi vlonjat largohet pas një sezoni ku fitoi titullin me durrsakët dhe u shpall golashënuesi i Superiores.
Lajmin për largimin e bëri të ditur vetë sulmuesi nëpërmjet një postimi në ‘’Instagram’’ duke falënderuar skuadrën, stafin, tifozët dhe presidentin e klubit.
Bregu ishte lojtari më i rëndësishëm i ”Djemve të detit” në fitimin e titullit duke realizuar 16 gola gjatë gjithë kampionatit. Nuk dihet ende e ardhmja e 25-vejçarit, por me shumë mundësi do të mësohet në ditët në vijim.
Dejvi Bregu nuk do të jetë pjesë e Teutës për ndeshjen që këta të fundit do të luajnë kundër Sherifit në Champions, teksa ka firmosur me skuadrën turke të Bolusporit e cila militon në Kategorinë e Parë turke dhe njëkohësisht aktivizohet dhe portieri i Kombëtares shqiptar, Gentian Selmani.

Postimi i Dejvi Bregut:

Pas 1 viti të mbushur plot me emocione që nuk do i harroj kurrë mbyllet një cikël shumë i bukur për mua me ekipin e Teutes. Me gjithë zemër dua të falenderoj presidentin z.Hasanbelliu për respektin e treguar ndaj meje, stafin teknik për përkushtimin e tyre dhe të gjithë lojtarët e shokët e mi që besuan në çdo moment për objektivin e shpalljes kampion që sot është bërë realitet.
Shpresoj të kemi sjell sado pak lumturi për tifozat e këtij klubi pas kohëve të vështira në qytetin e Durrësit vitin e kaluar…Ky titull shkon për ju pas 27 viteve pritje !E meritoni