Dejvi Bregu firmos me Teutën. Sulmuesi vlonjat ka hedhur të zezën mbi të bardhë dhe vihet menjëherë nën urdhrat e Edi Martinit. Mësohet se 24-vjeçari me përvojë të madhe në elitën e futbollit shqiptar ka firmosur kontratë 2-vjeçare. Trajneri shkodran merr “dhuratën” e çmuar nga drejtuesit e tashmë kompleton sulmin me një element tepër cilësor. Krasniqi, Hebaj, Vila dhe Bregu, një sulm i denjë për një ekip që synon titullin kampion.

Dejvi Bregu u bashkohet “Djemve të Detit” pas dy sezoneve te Skënderbeu. Sulmuesi vlonjat prej kohësh ishte në pritje për t’u transferuar në ndonjë ligë tjetër europiane, por në fund vendosi të firmosë për bregdetarët, pasi nuk mund të rrinte më gjatë pa ekip.

NJOFTIMI I KLUBIT:

KF Teuta , njofton se ka arritur marrëveshje me futbollistin Dejvi Bregu. Lojtari është prezantuar në ambientet e “Vila Pascucci” dhe nesër do të zhvilloj seancën e parë stërvitore me blutë. I lindur më 24 tetor 1995, Dejvi Bregu, në skuadrën e Teutes vjen pas eksperiences me Skëderbeun ku është paraqitur për dy sezone. Dejvi Bregu, i gjatë 1.75 cm dhe pozicioni ideale në fushë e ka atë të mesfushorit ofensiv, dhe ne krahun e majt të mesfushës. Afrimi i Bregut në skuadrën e Teutës, do të jetë ndihmesë për formacionin e drejtuar nga Edi Martini, kësisoj duke e kompletuar mesfushën e skuadrës blu të Teutës.