Një ditë pasi i kërkoi ministrisë së Arsimit ambiente të reja, dekani i fakultetit të Juridikut, Artan Hoxha informon studentët se mësimi do të nisë sot në një nga gjimnazet e Tiranës.
Sipas dekanit Hoxha, mësimi do të vijohet normalisht, por do të bëhet pasditeve.
Kujtojmë që një grup studentësh janë ngujuar në universitet dhe nuk lejojnë studentët e tjerë të hyjnë në auditore. Mesa duket ministria e Arsimit ka gjetur zgjidhje ambientet e gjimnazeve të Tiranës.





