Kryetari i opozitës, Sali Berisha reagoi ndaj një qëndrimi që mbajti kryeministri Edi Rama për ndeshjen e sotme të kombëtares ndaj Spanjës.
Rama postoi një mesazh me tone disfatiste. Berisha shkruan se fitorja është e kuqezinjve.
“Rama, disfatist dhe pazarexhi.
Fitorja është para nesh!
Të dashur miq, sot kombëtarja jonë ka ndeshjen e madhe të saj me kombëtaren e Spanjës.
Edi Rama, tersi i madh i kuqezinjve tanë, tashmë i njohur dhe ndërkombëtarisht si i tillë, deklaron se sot rezultati është në plan të dytë, por koka lart në plan të parë.
Kjo deklaratë disfatisti e pazarxhiu është një thikë pas shpine për ekipin tonë kombëtar dhe fansat e tij kuq e zi në prag të ndeshjes. Vërtetë ndeshja me Spanjën është ndër më të fortat, por për një ekip të fortë dhe dinjitoz si i yni rezultati nuk mund të jetë kurrë në plan të dytë as dhe fatalitet i paracaktua. Sot kombëtarja jonë do bëj historinë! Fitore”,-shkruan Berisha.