Në emisionin “Opinion”, ku është i ftuar për të diskutuar programin e partisë së tij “Libra”, Ben Blushi ka shpjeguar edhe arsyen se pse e sulmon shpesh kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.
“Nëse një ditë do të kem mundësi të drejtoj këtë vend, do të shkarkoj njerëz si Vangjush Dako” tha Blushi.
Duke vijuar më tej në shpjegimin e sulmeve të zakonshme ndaj Dakos, Blushi deklaroi gjithashtu se “Reforma në Drejtësi duhet të vihet në zbatim më se pari ndaj njerëz si Vangjush Dako”.





