Gazetari i çështjeve sociale në “News 24”, Erion Skëndaj, i ftuar mbrëmë në panelin e emiosnit “Opinion”, ku diskutohej rreth prostitucionit, theksoi se fenomeni i përhapjes së prostitucionit është edhe te studentet, kryesisht ato që vijnë nga rrethet dhe familje të dobëta ekonomikisht.

“Ky fenomen përhapet edhe te studentët. Në Elbasan funksionon te studentet e periferisë së Lushnjës së Gramshit. Mbeteshin në shkollë dhe bënin këtë gjë. Prostituonin. Nuk u thoshin prindërve. Janë të moshës së gjimnazit të vitit të dytë dhe të tretë. Ka studentë që nuk kanë kushte dhe kanë telefona shumë të mirë, që mbetet për t’u analizuar ky fenomen”.