Gjatë mbrëmjes së djeshme zona përreth Torrës Veneciane në qytetin e Durrësit është shtruar me beton, në kundërshtim me dëshirën e një pjese të shoqërisë.
Përkundër atyre që nuk kanë qenë dakord me betonizimin e kësaj zone, ka patur nga ata që kanë përfituar nga shtresa e patharë e betonit për t’i shprehur dashurinë personit të zemrës.
“Të dua Anxhelo”, “Stela- Angelo”, janë mesazhet që mund të lexohen tashmë mbi rrugë. Për më shumë shihni fotot që flasin vetë. Ndërkohë që mbi beton duket edhe gjurma e këmbës së një personi. Të ketë qenë edhe kjo pjesë e deklaratave romantike?