Deklarata e Ambasadës Amerikane në Tiranë se “Shqipëria është e kërcënuar nga Irani” ka shkaktuar debate në Parlament.
Kryetari I Partisë Republikane, Fatmir Mediu kërkoi që të thirret nga Presidenti në mënyrë urgjentë mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Ai tha se ka disa arsye që ky këshill duhet të mblidhet, pasi Shqipëria ka konflikt të hapur me Iranin.





