Ish-kryeministri Sali Berisha pas takimit që zhvilloi me ekspertë të trashëgimisë kulturore në Durrës, sëbashku me kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Ardian Mukën, u ndal në një konferencë për gazetarët.

Berisha u pyet për relativizimin që bëri ambasadorja amerikane Yuri Kim për fushatën elektorale të 6 marsit që po bëjnë të shpallurit non-grata nga SHBA-ja.

Berisha u përgjigj se ambasadorja e ka marrë përgjigjen tashmë nga vetë qytetarët, që sipas tij mbështesin fuqimisht atë.

Ndërkohë, ai shtoi se kryedemokrati Lulzim Basha është në hetim ndërkombëtar për dosjen e “Toyota Yaris” dhe “Muzi”.

“Përgjigjen më të shkëlqyer, ja kanë dhënë shqiptarët, të cilët kanë reduktuar Lulzim Bashën në një mbështëje qesharake, si një peng pa vlerë dhe mnjeran. Urdhëroni Lulzim Brava është sot i vetim politika i marrë peng me dosje krimi nga qeveria, Për çdo shqiptar është e qartë se në aferën “Toyota Yaris”, Lulzim Basha me deklaratën e tij në parlament dekonspiroi një operacion shumë të rëndësishëm ndërkombëtar dhe këtu dosjen ia mbylli Edi Rama. Cdo njeri tjetër në çdo vend do të ishtë në burg si anëtar i një organizate kriminale. Kjo nuk ndodhi, tani mos harroni se ai është në hetim të plotë ndërkombëtar nga prokurori e Belgjikës. Unë kam denoncuar publikisht pengmarrjen e tij me dosjen “Muzi” dhe kam deklaruar se ajo dosje nuk mbyllet megjithë marrveshjen që ai ka firmosur.”, tha ndër të tjera Berisha.