Deputeti demokrat i qytetit të Durrësit, Oerd Bylykbashi ka reaguar me anë të një postimi në facebook pas deklaratave të bëra një ditë më parë nga ambasadori amerikan Donald Lu për kapjen e 'peshqëve të mëdhenj'.
Bylykbashi shkruan se institucionet kanë për detyrë të flakin politikanët e afërt me mafian, por mazhoranca nuk e flaku në duart e Drejtësisë Tahirin, por e mbrojti nga rrjeta e saj duke e veshur me imunitet.
STATUSI I PLOTË
Dekriminalizimi sipas Paolo Borselinos
"Egziston nje keqkuptim baze. Politikani qe ka frekuentuar mafioze, nese nuk denohet nga gjykata, eshte i ndershem. Jo! Gjykata mund te beje vetem saktesime te natyres gjyqesore. INSTITUCIONET KANE DETYREN te flakin politikanet e afert me Mafien, per te qene te ndershme, por edhe te shfaqen te tilla."
(Paolo Borselino – prokuror antimafia i vrare nga Mafia ne 1992)
Peshkun e madh ne e patem ne Parlament. Mazhoranca nuk e flaku ne duart e Drejtesise por e mbrojti nga rrjeta e saj duke e veshur me imunitet. A thua do te beje vaki gje e re ne janar 2018 qe duhet te presim deri atehere? Shihni kur te dalin e te thone zyrtarisht se Task Forca nuk ka fuqi prapavepruese qe te merret me 2017, se do te ishte antikushtetuese. Madje Helsinki, Soros, etj do te organizojne tryeza bindese qe eshte keshtu. Fundja, pa i plotesuar Rama me doren e vet organet e vetingut, si mund te kete Drejtesi?! Ndaj edhe Tahiri nuk hyn te peshqit e medhenj se eshte i 2013-2017.
Ku e dinte Borselino i ngrate se, 25 vite pas atentatit ndaj tij, ka edhe Ed Rame qe nuk ka lene peshkaqen te krimit pa futur ne institucione, madje ka dhe Keshill Mandatesh qe zevendeson gjykaten. Po ka edhe shoë perpara nderkombetaresh ku Rama zotohet se peshkaqeni do kape peshkaqenet. Eh sa gjera nuk dinte Borselino!





