Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me anulimin e delegacionit të vëzhguesve nga Këshilli i Europës për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
Në një postim në Twitter, Rama akuzon Bashën se gënjeu kur tha se Këshilli i Europës mori vendim politik për t’u tërhequr nga zgjedhjet se janë të paligjshme.
"Sajo Artist sajo, çdo ditë një sajesë, s’zhgënjen asnjë ditë o Njish. Po si mund t’u thuash shqiptarëve Këshilli i Europës mori vendim politik për t’u tërhequr nga zgjedhjet se janë të paligjshme? Tani mezi pres çfarë do thuash kur të dalë rrena në shesh. Apo rrena tjetër gati?"





