Pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha, ku deklaroi se Rama-Meta-Berisha formonin trekëndëshin e Bermudës dhe se koha e tyre ka mbaruar, ka reagura deputeti i Partisë demokratike, Edi Paloka.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Paloka shkruan se është e papranueshme që ish-kryeministri Berisha të barazohet me kryeministrin Rama dhe aq më pak nga kryetari i PD-së që përfqëson demokratët.

Deputeti i PD-së shprehet se ky është një gabim i madh politik e njerëzor.

Statusi i Palokës:

Ky eshte gabim i madh zoti Basha ! Gabim i madh politike e njerezor ! Sado mllef te te jete mbledhur keto kohe nga nje situate qe ne fakt vete e krijove, nuk mund ti lejosh vetes te vendosesh kurre e ne asnje rrethane , shenje barazimi mes Sali Berishes dhe Edvin Rames ! Te pakten jo duke perfaqesuar demokratet !