Në një konferencë të majtur sot, e cilësuar si e jashtëzakonshme, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas dënimit të ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal me 28 muaj burg.
Pasi deklaroi se Edi Rama ‘shpifi dhe e sulmoi padrejtësisht’ për çështjen McGonigal, Basha tha se drejtësia amerikane e tha fjalën e saj, duke dëshmuar se ai nuk kishte lidhje.
Më tej tha se ka prova se McGonigal është i përfshirë edhe në aferën e inceneratorëve, duke theksuar se javën që vjen do të ketë edhe një kallëzim në SPAK.
Deklarata e Bashës:
Që nga 2005 ku i jam bashkuar politikës kam qenë njeriu më i sulmuar dhe për fat të keq jo vetëm nga kundërshtari politik. Por gjithmonë kam besuar se e vërteta sado të zhytet, kurrë nuk do të mbytet. Dhe ja ku jemi sot, gjithçka ka dalë në dritën e diellit. Gjithë balta, llumi shpifjet dhe mashtrimet u janë kthyer dhe përplasur në fytyrë autorëve të këtij operacioni kriminal.
Por pas një investigimi bazuar në fakte dhe prova është zbuluar edhe një e vërtetë tjetër kriminale. Duart e McGonigal gjenden edhe në aferën e inceneratorëve. Pagesat dhe shpërblimet ndaj tij janë shumë herë me shumë se sa kanë dalë në publik. Prandaj kjo çështje nuk do të mbyllet me kaq.
Në ditët në vijim do të paraqesim në detaje të gjitha lidhjet e aferës McGonigal me aferën e inceneratorëve. Me emër e mbiemër të gjitha do ti depozitojmë ne SPAK krahas kallëzimit të paralajmëruar tashmë për përfshirjen personalisht të Edi
Ramës në aferën e inceneratorëve siç e ka rrëfyer numri 2 i tij, Arben Ahmetaj.