Një ndër themeluesit e Partisë Demokratike Arben Imami, i cili u la jashtë listave të PD-së, ka kërkuar largimin e kreut të PD-së Lulzim Basha.

Sipas Imamit, me Bashën në krye të PD-së nuk mund të mundet Edi Rama dhe nuk mund të fitohen nga opozita zgjedhjet e 25 qershorit.

Nga studio e emisionit “Opinion” ai ka lëshuar edhe një deklaratë të fortë: “Nuk mund të hiqet Jozefina Topalli nga listat. Nuk mund të hiqet Topalli. Ai hoqi Topallin dhe vuri në listë shtëpiake që s’kanë bërë dy ditë punë se s’kanë patur kohë se kanë bërë nga 3­4 fëmijë. Duam që të iki Edi Rama, por Edi Rama vetëm kështu nuk mund të iki”, tha Imami.