Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook, reagon ndaj seancës së sotme parlamentare, duke theksuar se të rinjtë janë shndërruar në ambasadorë të mjerimit.
"Qindra mijëra të rinj nuk po arratisen nga mirëqenia, nga rritja ekonomike, nga drejtësia dhe administrata shembullore. Fëmijët e shqiptarëve po largohen nga varfëria, krimi, korrupsioni dhe arroganca që lulëzon në vendin tonë",- shkruan Duka.
Postimi i Agron Dukës:
“Ambasadorët e mjerimit”
Ndërkohë që në Parlament mazhoranca flet me kapadaillëk për marrëdhëniet ndërkombëtare, harron “ambasadorët e mjerimit” që ka shpërndarë rrugëve të Evropës.
Qindra mijëra të rinj nuk po arratisen nga mirëqenia, nga rritja ekonomike, nga drejtësia dhe administrata shembullore. Fëmijët e shqiptarëve po largohen nga varfëria, krimi, korrupsioni dhe arroganca që lulëzon në vendin tonë.
Prandaj, vërini gishtin kokës, sepse batutat e vjedhura nga Kinostudio “Shqipëria e Re” nuk fshehin dot vjedhjen e shpresës që po i bëni përditë të rinjve dhe të rejave të këtij vendi.





