Andis Harasani, ish-deputet i PS-së, tha se në Shqipëri nuk ekziston kabinet qeveritar, por kemi një Kryeministër dhe në çdo ministri kemi nga një Sekretar të Edi Ramës.
“Për vetë mënyrën sesi është ndërtuar kjo qeveri, nuk kemi ministra, por sekretarë të Edi Ramës në çdo Ministri”, tha Harasani.
I pyetur se për çfarë do të mbahet mend Edi Rama, Harasani tha se do të mbahet mend si politikan rrace.
“Ka 20 vjet në pushtet, dy vjet më shumë se Putin. Do mbahet mend si njeriu që shkatërroi Tiranën dhe ekonominë në Shqipëri”, tha Rama, duke shtuar se me mënyrën sesi shkojnë gjërat në Shqipëri, ai mund të qëndrojë edhe për mandatin e 3 apo të 4 në qeveri.
I pyetur nga "syri.net" lidhur me largimin e shqiptarëve, Harasani ironizoi me faktin se në Shqipëri do të vijojnë të mbeten dhe të jenë votues punonjësit e bashkive dhe ministrive.





