Këngëtarja Soni Malaj ka qenë e ftuar në emisionin “You and Me” me Arjon Muçaj dhe Julka Gramo në Nrg Radio, ku ka rrëfyer detaje nga jeta e saj private.
“E konsideroj gjysmën time. Dua të jem me të në çdo stad. Pa miratimin e tij nuk bëj asgjë. E quaj partner jete. Gjithnjë jam munduar që partnerin tim ta kem mbi të gjitha shok të ngushtë”.-ka thënë Soni për partnerin e saj të ri.
Gjithashtu këngëtarja pohoi se është duke punuar për të sjellë projekte të reja, të cilat preferon t'i lerë surprizë.