Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së zyrtarëve të Këshillit të Europës për zgjedhjet e 30 qershorit 2019.
Basha shkruan në Twitter se KiE ritheksoi se në 30 qershor nuk pati zgjedhje dhe se beteja më jetike sot është për zgjedhje të lira.
“Përshëndes deklaratën e Misionit të KiE që ritheksoi se në 30/06 nuk pati zgjedhje, se pushteti vendor sot nuk është pluralist, dhe as i qytetarëve. Beteja më jetike sot është për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për ti kthyer qytetarëve qeverisjen legjitime qendrore dhe vendore.”





