Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj është thirrur sot në një seancë dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Integrimit.
Ndër të tjera, ministri Cakaj u pyet në lidhje me deklaratat e kryeministrit grek Micotaqis se nuk e mbështet çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE, derisa të ketë ndryshime në trajtimin e minoritetit etnik.
Mministri Cakaj deklaroi se nuk mund të komentojë mbi llogaritë e çfarëdo lideri, ndërsa tha se situata e minoriteti grek në vendin tonë është publike dhe shumë e qartë.
"Me qeverinë e mëparshme greke kemi pasur proces aktiv komunikimi e nuk ka pasur barriera për integrimit. Dhe me qeverinë aktuale jemi në kontakte, por Shqipëria është ne pozicionin që duhet të marrë mbështetje politike për të pasur një vendim në tetor. Nuk mund të komentoj mbi motivet apo llogarite e çfarëdo lideri. Situata e minoritetit grek në vend është publike dhe e shumë e qartë".





