Itali, 10 maj 2014 – Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, në një debat televiziv për nivelin e papunësisë dhe për të drejtën e votës ka përmendur librin e Gian Antonio Stella me titull “L’Orda, quando gli albanesi eravamo noi”, që në shqip përkthehet “Hordhitë, kur shqiptarët ishim ne”. Renzi ka sjellë në vëmendje të publikut fenomenin e emigrimit të italianëve në fillim të shekullit XX.
Renzi deklaroi se emigrantët italianë në vendet e huaja identifikoheshin si kriminelë, siç ndodhte me shqiptarët pas rrëzimit të sistemit totalitar.
“Gian Antonio Stella ka shkruar një libër fantastik, me titull ‘Kur shqiptarët ishim ne”. Ishte koha kur shqiptarët zbarkuan në Itali. Tani nuk e kujtojmë më sepse është një fenomen integrimi dhe Shqipëria tani po ecën me këmbët e saj”,- tha Renzi.
Libri në fjalë është botuar në kohën kur në brigjet e Italisë zbarkonin shqiptarët.
“Ai libër na kujton se Italia në vitet 1900 cilësohej si një nga vendet më të këqija”,- u shpreh Renzi.
Linku i videos: http://www.serviziopubblico.it/2014/05/renzi-quando-gli-albanesi-eravamo-noi
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





