Pas deklaratave të forta të ambasadorit amerikan Donald Lu në aktivitetin e organizuar në kuadër të 20-vjetorit të Shkollës së Magjistraturës, se 20 familje kriminale dominojnë krimin në Shqipëri, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një takim me ambasadorin Donald Lu dhe ambasadoren Roamana Vlahutin.
Zyrtari amerikan ka dhënë informacione për grupet kriminale në Shqipëri, duke numëruar 20 prej tyre. Po kështu Lu u shpreh së në Shqipëri veprojnë 4 klane kryesore.





