Si një arritje historike për Rezistencën Iraniane, pesëdhjetë e gjashtë laureatë të Nobelit shprehën mbështetjen e tyre për planin e Këshillit Kombëtar të Rezistencës Iraniane për një Iran të lirë, demokratik dhe jobërthamor, ndërsa dënuan sundimin diktatorial të mëparshëm dhe të tanishëm të vendit.
Ndër mendjet më brilante të brezave tanë, nënshkruesit e kësaj letre cituan raportin e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së për mizoritë e regjimit iranian dhe numrin në rritje të ekzekutimeve dhe dënimeve me vdekje nën sundimin e Ebrahim Raisit.
Laureatët e Nobelit iu bashkuan gjithashtu qindra liderëve, ligjvënësve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut nga e gjithë bota për të shprehur mbështetjen e tyre për planin 10-pikësh të presidentes së zgjedhur të NCRI, znj. Maryam Rajavi, për të ardhmen e Iranit.
Teksti i plotë i letrës:
Deklaratë e përbashkët e Laureatëve të Nobelit
Në mbështetje të Samitit për Iranin e Lirë 2022
Ne, laureatët e poshtëshënuar të Nobelit, shprehim shqetësimin tonë të thellë për gjendjen e tmerrshme dhe që përkeqësohet gjithnjë e më shumë, të të drejtave të njeriut në Iran.
Në raportin e tij të fundit të paraqitur në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së më 21 qershor 2022, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres shprehu shqetësim të thellë në lidhje me numrin në rritje të ekzekutimeve në Republikën Islamike të Iranit, si dhe “modelet e privimit arbitrar të jetës për shkak të forcës së tepruar të përdorur nga autoritetet kundër korrierëve kufitarë, protestuesve paqësorë dhe atyre në paraburgim, të shoqëruar me pandëshkueshmëri.”
Ndërsa Hassan Rouhani përfundoi mandatin e tij tetë-vjeçar verën e kaluar me afro 5,000 ekzekutime, numri i ekzekutimeve është rritur që kur Raisi u bë president i regjimit. Afro 480 persona janë ekzekutuar që kur ai mori këtë detyrë.
Që nga fillimi i vitit 2022, demonstratat dhe protestat kundër regjimit kanë vazhduar të zhvillohen me këmbëngulje nga sektorë të ndryshëm shoqërorë në qytete dhe qyteza anembanë Iranit ndërsa populli iranian është ngritur për të kërkuar të drejtat e tij.
Regjimi iranian, duke u përballur me kriza në të gjitha arenat e brendshme dhe të jashtme, e sheh të vetmen rrugëdalje në intensifikimin e represionit, terrorizmit, luftënxitjes dhe përshpejtimit të programit të tij bërthamor. Për ta arritur këtë objektiv, vitin e kaluar, Khamenei u detyrua të braktiste aktrimin teatral dyzetvjeçar “reformistët kundër fondamentalistëve” në regjimin e tij dhe vendosi Raisin si president për të imponuar një rregull shumë më të ashpër. Raisi është një nga zyrtarët përgjegjës për masakrën e vitit 1988 në një hark kohor prej disa javësh ndaj 30,000 të burgosurve politikë, 90% e të cilëve ishin anëtarë dhe mbështetës të Mujahedin-e Khalq (PMOI/MEK). Krimi i vetëm i viktimave ishte këmbëngulja në mbështetjen e tyre ndaj MEK.
Nga ana tjetër, regjimi iranian po përpiqet të përhapë dëshpërim tek të rinjtë duke deklaruar se nuk ka asnjë alternativë ndaj sundimit të tij dhe se e vetmja zgjedhje e mbetur është mes teokracisë aktuale dhe ish-diktaturës monarkike. Kjo po ndodh ndërkohë që populli iranian në demonstratat dhe protestat e tij vazhdimisht thërret “As Shahu dhe as Mullah, të mallkuar qofshin të dy”.
Ne, laureatët e Nobelit, bashkohemi me qindra personalitete të shquara nga pesë kontinentet dhe dhjetëra mijëra iranianë jashtë Iranit për të shprehur solidaritetin me Samitin Botëror 2022 për Iranin e Lirë për lirinë dhe demokracinë në Iran. Ne besojmë se dëshira e madhe e popullit iranian për liri përfaqësohet në planin prej 10 pikash të lideres së opozitës, Maryam Rajavi, për të ardhmen e Iranit, i cili bën thirrje për votim universal, zgjedhje të lira dhe një ekonomi tregu, dhe mbron gjininë, fenë, dhe barazinë etnike, një politikë të jashtme të bazuar në bashkëjetesën paqësore dhe një Iran jo-bërthamor.
Nënshkruesit:
- Profesor Barry C Barish, Çmimi Nobel, Fizikë 2017, SHBA
- Profesor Georg Bednorz, Noble prize, Fizikë 1987, Gjermani
- Profesor J. Michael Bishop, Çmimi Nobel, Mjekësi 1989, SHBA
- Profesor Thomas R. Ceck, Çmimi Nobel, Kimi 1989, SHBA
- Profesor Aaron Ciechnover, Çmimi Nobel, Kimi 2004, Izrael
- Profesor John Maxwell Coetzee, Çmimi Nobel, Letërsi 2003, Afrika e Jugut
- Profesor Elias Corey, Çmimi Nobel, Kimi 1990, SHBA
- Profesor Johann Deisenhofer, Çmimi Nobel, Kimi 1988, SHBA
- Profesor Gerhard Ertl, Çmimi Nobel, Kimi 2007, Gjermani
- Profesor Joachim Frank, Çmimi Nobel, Kimi 2017, SHBA
- Profesor Jerome Friedman, Çmimi Nobel, Fizikë 1990, SHBA
- Profesor Sheldon Glashow, Çmimi Nobel, Fizikë 1979, SHBA
- Profesor David Gross, Çmimi Nobel, Fizikë 2004, SHBA
- Profesor John Lewis Hall, Çmimi Nobel, Fizikë 2005, SHBA
- Profesor Oliver Hart, Çmimi Nobel, Ekonomi 2016, SHBA
- Profesor Alan Heeger, Çmimi Nobel, Kimi 2000, SHBA
- Profesor Richard Henderson, Çmimi Nobel, Kimi 2017, SHBA
- Profesor Dudley Herschbach, Çmimi Nobel, Kimi 1986, SHBA
- Profesor Roald Hoffmann, Çmimi Nobel, Kimi 1981, SHBA
- Profesor H. Robert Horvitz, Çmimi Nobel, Mjekësi 2002, SHBA
- Profesor Louis J. Ignarro, Çmimi Nobel, Mjekësi 1998, SHBA
- Profesor Elfriede Jelinek, Noble prize, Letërsi 2004, Austri
- Profesor Takaaki Kajita, Çmimi Nobel, Fizikë 2015, Japoni
- Profesor Brian Kobilka, Çmimi Nobel, Kimi 2012, SHBA
- Profesor Roger D. Kornberg, Çmimi Nobel, Kimi 2006, SHBA
- Profesor Finn Kydland, Çmimi Nobel, Ekonomi 2004, Norvegji
- Profesor Jean- Marie Lehn, Çmimi Nobel, Kimi 1987, Francë
- Profesor David MacMillan, Çmimi Nobel, Kimi 2021, Mbretëria e Bashkuar
- Profesor Barry Marshall, Çmimi Nobel, Mjekësi 2005, Australi
- Profesor John C. Mather, Çmimi Nobel, Fizikë 2006, SHBA
- Profesor Paul Milgrom, Çmimi Nobel, Ekonomi 2020, SHBA
- Profesor Patrick Modiano, Çmimi Nobel, Letërsi 2014, Francë
- Profesor Paul Modrich, Çmimi Nobel, Kimi 2015, SHBA
- Profesor Edvard Moser, Çmimi Nobel, Mjekësi 2014, Norvegji
- Profesor May-Britt Moser, Çmimi Nobel, Mjekësi 2014, Norvegji
- Profesor James Peebles, Çmimi Nobel, Fizikë 2019, SHBA
- Profesor William D. Phillips, Çmimi Nobel, Fizikë 1997, SHBA
- Profesor John Polanyi, Çmimi Nobel, Kimi 1986, Kanada
- President José Ramos-Horta, President i Timor-Leste, Çmimi Nobel për paqen, 1996, Timor-Leste
- Profesor Sir Peter J. Ratcliffe, Çmimi Nobel, Mjekësi 2019, Mbretëria e Bashkuar
- Profesor Charles M. Rice, Çmimi Nobel, Mjekësi 2020, SHBA
- Profesor Sir Richard J. Roberts, Çmimi Nobel, Mjekësi 1993, Mbretëria e Bashkuar-SHBA
- Profesor Michael Rosbash, Çmimi Nobel, Mjekësi 2017, SHBA
- Profesor Jean-Pierre Sauvage, Çmimi Nobel, Kimi 2016, Francë
- Profesor Randy Schekman, Çmimi Nobel, Mjekësi 2013, SHBA
- Profesor Richard Schrock, Çmimi Nobel, Kimi 2005, SHBA
- Profesor Hamilton Smith, Çmimi Nobel, Mjekësi 1978, SHBA
- Profesor Vernon Smith, Çmimi Nobel, Ekonomi 2002, SHBA
- Profesor Wole Soyinka, Çmimi Nobel, Letërsi 1986, Nigeri
- Profesor Morio Vargas Llosa, Çmimi Nobel, Letërsi 2010, Peru
- Profesor Sir John E. Walker, Çmimi Nobel, Kimi 1997, Mbretëria e Bashkuar
- Profesor Arieh Warshel, Çmimi Nobel, Kimi 2013, Izrael
- Profesor Stanley Whittingham, Çmimi Nobel, Kimi 2019, SHBA
- Profesor David J. Wineland, Çmimi Nobel, Fizikë 2012, SHBA
- Profesor Sir Gregory P. Winter, Çmimi Nobel, Kimi 2018, Mbretëria e Bashkuar
- Profesor Harald zur Hausen, Çmimi Nobel, Mjekësi 2008, Gjermani