Pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për mbylljen apo privatizimin e RTSH-së, ka reaguar moderatori Florian Agalliu, i cili ka punuar më parë në televizionin publik.
Në një status në rrjetet sociale, Agalliu shprehet se RTSH u ka borxh punonjësve paga të papaguara për muaj me radhë, duke theksuar se bëhet fjalë për njerëz realë dhe jo për shifra në letër. Sipas tij, problemi nuk është institucioni, por mungesa e përgjegjësisë ndaj atyre që kanë punuar aty.
“Kur s’ke para për paga, por ke guxim për ultimatum, kjo nuk është reformë, por arratisje nga përgjegjësia”, shkruan Agalliu, duke shtuar se para çdo vendimi për mbyllje duhet menduar për punonjësit dhe brezin e ri që ende beson te ndryshimi.
Postimi i plotë:
RTSH nuk u ka dhënë rrogat punonjësve për muaj me radhë. Njerëz realë, me qira, kredi dhe fëmijë, jo shifra në një excel. Askush nuk foli, askush nuk u skuq. Perveç disa njerezve qe nuk kishin konflikt interesi. Kushdo qe foli ish i sigurte qe as kish vjedh e as do perfitonte nje kocke. Sot problemi s’qenkan rrogat e papaguara, por vetë RTSH-ja. Zgjidhja? Mbyllja. Sepse është më e lehtë të mbyllësh një institucion sesa të hapësh llogarinë bankare për ata që kanë punuar. Kur s’ke para për paga, por ke guxim për ultimatum, kjo nuk është reformë — është arratisje nga përgjegjësia.
Mbylleni por si fillim mendoni per ata qe kane dhene shpirtin per ate vend e me pas per brezin e ri qe beson akoma mund te bejne ndryshimin.
Ose te pakten kishit lene dike ne krye qe kishte nje as nen menge. Nje strategji ose se paku nje platforme si mund ta nxirrte nga gropa ku ka rene. Ti kishit lene menjane per ca kohe, kostumet me xixa te festivaleve dhe te merreshit me thelbin.
Keqardhje te fiken dritat e nje ekrani qe jemi lindur e rritur po akoma me keqardhje qe si nuk doli nje njeri me nje vizion per ate vend.






