Mesfushori i Mançester Sitit, Rodri u shpall futbollisti më i mirë i sezonit nga France Football për sezonin e kaluar, duke lënë pas vetes emra si Vinicius Xhunior, Erling Haland dhe Kilië Mbape. 

Por një nga lojtarët më të mirë në botë, Kristiano Ronaldo u shpreh se braziliani Vinicius e meritonte çmimin. Menjëherë ka ardhur edhe përgjigja e Rodrit.

“Sinqerisht, është një surprizë sepse Kristiano e di më mirë se kushdo se si funksionon ky çmim dhe si zgjidhet fituesi. Gazetarët që morën pjesë në votim vendosën që unë ta marr çmimin.

Po këta gazetarë me gjasë kanë votuar për të në një moment dhe mendoj se ai është pajtuar me ta atëherë”, – deklaroi ylli i Sitit.