Pas interpretimit të komenteve të J.D. Vance në Hungari, Shtëpia e Bardhë mohon çdo sugjerim se po konsideron përdorimin e armëve bërthamore ndaj Iranit.

Zëvendëspresidenti Vance deklaroi: “Jam i bindur se do të marrim një përgjigje, pozitive ose negative, deri në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme lidhur me ultimatumin ndaj Teheranit”.

Ai shtoi gjithashtu: “Kemi mjete që ende nuk i kemi vendosur të përdoren, dhe presidenti mund dhe do të vendosë t’i përdorë nëse Irani nuk ndryshon sjelljen e tij.”

Fjalët e Vance janë interpretuar nga disa si sugjerim për përdorim të armëve bërthamore, por Shtëpia e Bardhë i cilësoi këto interpretime të pasakta.

Nëpërmjet llogarisë së saj RapidResponse 47, ata theksuan: “Fjalë për fjalë asgjë nga ato që tha zv.presidenti nuk nënkupton armë bërthamore, ju klounë.”